Avokatët e Gordana Jankullovskës sot kanë dorëzuar ankesën për masat e shqiptuara të kujdesit ndaj ish ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila u dënua me gjashtë vjet burg për Mercedesin e Gruevskit, dhe iu ndalua ta lëshojë Shkupin.
Siç e njoftuan Televizionin Shenja avokatët e Jankullovskës, Boro Tasevski dhe Sanja Aleksiç, tashmë kërkesa është dorëzuar në gjykatë me arsyetimin e Jankullovska nuk ka rrezik të ikë nga shteti dhe nuk ka nevojë t’i ndalohet dalja jashtë Shkupit.
Përveç masave të kujdesit, gjatë dy javëve të ardhshme, avokatët do të përpilojnë edhe ankesën ndaj vendimit të shkallës së parë me të cilin Jankullovska u dënua me gjashtë vjet burg.