Shkup, 22 dhjetor – Sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Target – Fortesa”, në të cilën akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DZK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DZK, Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.