Shkup, 22 korrik – Procesi i aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në[ NATO zhvillohet shumë shpejt. Bisedat për aderim tashmë kanë përfunduar me sukses. Për vetëm disa muaj rreth 20 vende e kanë ratifikuar Protokollin për inkuadrim, ndërsa disa të tjera kanë paralajmëruar se do ta bëjnë këtë shumë shpejt. Shpresojmë se procesi do të përfundojë deri në takimin e liderëve të NATO-s në dhjetor në Londër dhe se Maqedonia e Veriut do të mund të marrë pjesë si anëtare e plotfuqishme.
Këtë në një intervistë për e-gazetën e Info qendrës për integrime euroatlantike e thotë koloneli Zoran Jankoviq, shef i Zyrës së NATO-s për lidhje me Shkupin.
Sipas tij, megjithatë procesi nuk mund të kontrollohet sepse varet nga dinamika politike në vende-anëtare dhe axhenda e parlamenteve të tyre kombëtare.
“Duke pas parasysh përkushtimin politik dhe përkushtimin e të gjithë të involvuarve, jam i bindur se të gjitha aktivitetet do të përfundojnë me sukses në një kohë të shpejtë dhe se deri në momentin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut do t’i vendosim të gjitha mekanizmat e nevojshëm të sigurisë në pajtim me standardet për siguri të NATO-s, të cilat vlejnë si vende-anëtare edhe atë jo vetëm lidhur me (CIS) informatike, komunikuese dhe fizike dhe industriale, por edhe në shumë fusha tjera të sigurisë.
Megjithatë procesi i integrimit vazhdon për një periudhë të caktuar, zakonisht një deri në tre vjet, pas aderimit, thotë Jankoviq.
Thekson se standardizimi është një prej aspekteve më të rëndësishme të integrimit. Duke folur për integrimin, e të mos jenë standardizimet, siç thotë, do të ishte vetëm bisedë koti.
Vlerëson se vendi është në rrugë të mirë me reformat, e sidomos në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtës.(koha.mk)