Janevës i lejohet të merr pjesë në vorrimin e nënës në Gjevgjeli

Shkup, 22 gusht – Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva nën shoqërimin e policisë nga IPN Burgu – Shkup sot në mëngjes është nisur në Gjevgjeli në varrimin e nënës së saj, konfirmoi për MIA-n drejtori i burgut, Esad Rahiq.

Janeva është nisur drejt Gjevgjelisë me miratimin e gjykatësit me procedurë paraprake, i cili mbrëmë i caktoi paraburgim prej 30 ditësh me kërkesën e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

Katica Janeva dyshohet se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet dhe ka përfituar dobi, me atë që, fillimisht ka ndikuar për lirim nga paraburgimi dhe kthimin e dokumenteve rrugore, ndërsa më pas i ka dhënë propozim që të lehtësohet pozita e një të dyshuari në rastin “Perandoria” me pranimin e tij si dëshmitar në procedurë.

Janeva, zëri i së cilës dëgjohet në incizimet e publikuara nga gazeta italiane “La Veritas”, në të cilat ajo të dyshuarit kryesor në rastin “Perandoria” Orce Kamçev i thotë “gjithçka do të bëhet mirë” është e dyshuara e tretë në rastin “Reket”.

Ajo mbrëmë vonë nga Gjykata Penale me furgon policor ishte dërguar në burgun hetues “Shkup”, por megjithatë sot i është lejuar të shkojë në Gjevgjeli, ku nën shoqërimin e policisë do të marrë pjesë në varrimin e nënës së saj, e cila ndërroi jetë dje në mëngjes pas një sëmundje të rëndë.

Dy të dyshuarit e tjerë për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski dhe Zoki Kiçeec mbi një muaj janë në paraburgim.