Shkup, 25 shtator – Pas vetëm 48 orësh, Boki 13 përsëri erdhi te Villma Ruskoska. Saktë në mesditë, policia e burgut të Shutkës e solli në Prokurorinë për krim të organizuar. I veshur me një pallto dhe i prangosur, Boki 13 u ngjit në zyrat e prokurorisë.
Boki 13 sot bashkë me avokatin e tij shqyrtuan dëshmitë e prokurorisë në rastin “Reket”.
Në mesin e tyre ishin incizimet audio dhe video që tashmë i publikoi gazeta djathtiste italiane “La verita”. Gjithashtu, kanë shqyrtuar edhe masat e posaçme hetuese, përderisa ka qenë i ndjekur Boki 13 për të cilat mbrojtja pohon se janë të parëndësishme për këtë lëndë.