Shkup, 10 tetor – E dyshuara Katica Janeva është në gjendje të jo të mirë shëndetësore dhe sot i është lejuar që t’i nënshtrohet një ekzaminimi kardiologjik-internist në Spitalin Zhan Mitrev, kanë konfirmuar avokatët e saj, transmeton koha.mk.
Nga mbrojtja e saj thonë se është absolutisht e pasaktë informacioni që ajo ka ofruar marrëveshje për rastin “Zhvatja”, në të cilin dyshohet për shpërdorim të pozitës zyrtare.
“Informacioni është absolutisht i pasaktë, ne nuk kemi paraqitur asnjë ofertë formale për një marrëveshje,” tha avokati Irena Frchkoska për Plusinfo.
Prokurorja publike speciale tash e dy muaj është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja”.