Mirënjohjen në emër të Institutit ndërkombëtarë për studime ballkanike dhe të Lindjes së Mesme nga Lubjana ia ka dorëzuar nënkryetari i këtij instituti, Ernest Petric, njëherit edhe ish anëtarë i gjykatës kushtetutese në Slloveni. Janeva duke u falënderuar ka thënë se krahas përkrahjes së madhe të qytetarëve kjo mirënjohje do jetë një shtytëse akoma më e madhe për punën e PSP-së. Prokurorja e re, Janeva, është tërësisht e pavarur nga politika, bile edhe nga vetë Prokurori Publik në Maqedoni. Ky i fundit mund vetëm të kontrollojë dhe të japë informacione mbi punën e saj. Shumë media shkruajnë se puna e prokurores u fokusua te bombat e Zaevit, ku ish-qeveria akuzohet rëndë për vrasje, korrupsion dhe keqpërdorim detyre.