Janeva për dënime më të buta për të dyshuarit në rastin “Perandoria”

Shkup, 27 janar – Katica Janeva asnjëherë nuk është përzier në punën time, deri në dhjetor të vitit 2018 kur kërkoi të jepet mendim pozitiv për përcaktimin e masave më të buta për të dyshuarit në lëndën “Perandoria”, theksoi prokurorja Lile Stefanova në rolin e dëshmitarit në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Zhvatja”.

Në pyetjen e mbrojtjes së të akuzuarës Katica Janeva, prokurorja Stefanova tha Janeva, shumë pak ka ditur për lëndën “Perandoria”.

Ajo iu përgjigj pyetjeve lidhur me atë se kush e ka ditur se dp të bëhet bastisje tek Jordan Kamçev.

“Informacioni se do të bëhet bastisje tek Jordan Kamçev, nuk doli na PSP, por prej jashtë. Gjatë bastisjes u gjetën telefona të rinj, të sapovënë në përdorim”, tha Stefanova.

Gjatë dëshmimit të sotëm, Stefanova tha se të dyshuarit në lëndën “Perandoria”, thuajse gjithmonë kanë arritur të mësojnë se çfarë ndërmerr PSP kundër tyre. Theksoi se me të akuzuarën Katica Janeva, ka pasur mospërputhje gjatë kërkesës së saj për t’u pranuar masa më të buta për Jordan Kamçevin, Sasho Mijallkovin dhe personat e tjerë në paraburgim për rastin “Perandoria.

E akuzuara Janeva, gjegjësisht ish-shefe e PSP-së, më 16 prill 2019 ka kërkuar nga Stefanova dhe Burim Rustemi të përgatisin vendime për rastet “Perandoria” dhe “Banka Postare”, që të paguhet dëmshpërblim dhe të mbyllen lëndët.

Seanca e radhës për lëndën “Zhvatja” është caktuar për më 28 janar dhe është paraparë të vazhdojë me dëshmimin e prokurorit Burim Rustemi.

Gjatë përfundimit të seancës së sotme, e akuzuara Katica Janeva u largua nga salla e gjykatës për sjellje të pahijshme ndaj Stefanovës.