Janeva mbetet në paraburgim

Shkup, 22 gusht – Gjykata Penale e refuzoi ankimimin e Prokurores Speciale Publike Katica Janeva për përcaktimin e paraburgimit tridhjetë ditor, konfirmojnë nga Gjykata Penale.

Gjykata mbrëmë përcaktoi arrest 30-ditor për Prokuroren Speciale Janeva. Paraburgimi u kërkua nga Prokuroria Publike për arsye të arsyeshme që Janeva abuzoi pozicionin dhe fuqitë e saj zyrtare dhe fitoi përfitime personale.

Mbrëmë gjykatësi Sead Rexhepagiq e mori vendimin për arrestimin mbi të tre kriteret, rrezik për përsëritje të veprës, rrezik për ndikim ndaj dëshmitarëve dhe rrezik për arrati.

Katica Janeva dyshohet se ka abuzuar me pozitën dhe pushtetin e saj zyrtar dhe ka fituar përfitime personale duke bërë fillimisht lëshimin nga paraburgimi dhe kthimin e pasaportës, dhe më pas propozon të lehtësojë pozicionin e një të dyshuari në rastin “Perandori” me pranimin e tij si dëshmitar në procedurë.

Janeva, zëri i së cilës u dëgjua në pamjet e publikuara nga gazeta italiane La Veritas, në të cilën ajo thotë se i dyshuari i çështjes “Perandoria”, Orce Kamçev thotë se “gjithçka do të jetë mirë” është e dyshuara e tretë në çështjen “Reket”.