Janeva mbetet në paraburgim, vazhdojnë marrjet në pyetje për rastin “Zhvatja”

Shkup, 21 shtator – Ish prokurorja speciale publike Katica Janeva mbetet në paraburgim, pasi gjykatësi i procedurës paraprake e refuzoi pronën e ofruar si garanci, ndërsa prokurorja Villma Ruskovska dha mendim negativ, ndërsa në ndërkohë vazhdojnë marrjet në pyetje për këtë lëndë.

Gjykata Themelore Penale Shkup dje kumtoi se e hedh poshtë kërkesën, të cilën deri ta ajo e dorëzoi avokatja e Janevës, Irena Frçkovska për heqjen e masës së paraburgimit për ish prokuroren speciale publike.

“Për shkak të interesit të më shumë medieve, e informojmë opinionin se, deri te gjykatësi i procedurës paraprake i cili vepron me propozim të mbrojtjes së K.J. për heqjen e masës së paraburgimit dhe përcaktimin e garancisë, sot është dorëzuar mendim negativ nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sipas propozimit. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit dhe mendimit nga prokuroria kompetente, gjykatësi në procedurën paraprake solli vendim me të cilin propozimi për heqjen e masës së paraburgimit me garanci të përcaktuar hidhet poshtë si i palejuar, ndërsa propozimi për përcaktimin e masave të kujdesit refuzohet si i pabazë”, kumtoi dje Gjykata Themelore Penale Shkup.

Gjykata Penale të mërkurën ia vazhdoi paraburgimin Janevës për edhe 30 ditë. Në ndërkohë, vazhduan marrjet në pyetje për rastin “Zhvatja”. Dje në Prokurorinë Publike dëshmuan biznesmeni Zoran Azmanov dhe kryetarja e Kuvendit të Aleancës Ndërkombëtare Agapi Dika.

Azmanov pas marrjen në pyetje deklaroi se Bojan Jovanovski, një nga të dyshuarit në “Reket” e ka kërcënuar se do të publikojë dokumente të PSP-së dhe nga Policia financiare. Kërcënimet ia ka bërë përmes bisedës telefonike edhe atë në periudhën kur paralajmërohej emisioni “Makedonski insajder” në 1 TV, pronar jozyrtar i të cilit ishte Boki 13. Sipas Azmanovit “Reket” është rast fatkeq, në të cilin Bojan Jovanovski e ka shfrytëzuar famën e mediumit që të zhvatë para.

Ndërsa, Dika nuk dëshiroi të flasë para medieve për atë se a ishte e vetëdijshme për aktivitetet ilegale të Boki 13.

Periudhën e kaluar në lidhje me këtë rast në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dëshmuan biznesmeni Siljan Micevski, udhëheqësja televizive Lila Filipovska dhe deputetët Frosina Remenski dhe Aleksandër Kiracosvski.

Në rastin “Zhvatja” të cilin e hapi Prokuroria për Krim të Organizuar përveç Bojan Jovanovskit, të dyshuar janë edhe Zoran Milevski-Kiçeec, si dhe ish prokurorja speciale publike Katica Janeva. Që të tre janë në paraburgim. (koha.mk)