Prokurorja publike speciale Katica Janeva sot ka kërkuar vazhdimin e periudhës në të cilën Prokuroria publike speciale do të mund të hapë hetime dhe të ngritë padi. “Shumica e re parlamentare të fshijë ose shfuqizojë nenin 22 të Ligjit për Prokurori publike speciale, i cili parasheh afatin prej 18 muajve për hetime dhe padi”, ka apeluar Janeva. Njëkohësisht, ajo ka kërkuar të miratohen edhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, që në mënyrë të konsiderueshme do të ndikonte në punën e PPS në drejtim pozitiv.