Janeva: Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për shkarkimin tim nuk mban ujë, as nuk është me vend dhe nuk ka bazë

Derisa mund të jem prokurore speciale publike do të qëndroj deri në fund, jo për shkak se unë dua, por për shkak se mendoj se meritoj të jem anëtare e këtij institucioni, tha sot Katica Janeva duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të panelit të sotëm “Benç reformues-errësira. A kemi reforma dhe pse jo?”

Janeva nuk deshi ta komentojë pyetjen nëse është i nevojshëm një takim liderësh që të gjendet zgjidhje për ligjin për prokurori publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i PSP-së.

Sipas Janevës, kërkesa e VMRO-DPMNE-së për shkarkim të saj nga funksioni në PSP-së është deklaratë politike, e cila, siç tha “as nuk mban ujë, as nuk është me vend dhe nuk ka bazë”.

“Mua nuk mund të më ndërrojnë, sepse në ligj nuk ka zgjidhje personale. Dihet çka shkruan në ligj, nëse jemi të arsimuar në Maqedoni që të kuptojmë se kjo nuk shënohet në ligj”, tha Janeva.

Ajo theksoi se konform Ligjit për PSP mandati i skadon në shtator, duke shtuar se nëse tani miratohet ligj i ri nuk i skadon mandati më 15 shtator.

“Nëse vendi im shkon në rizgjedhje, atëherë kjo është punë normale që është e drejtë demokratike në çdo shtet”, theksoi Janeva dhe shtoi se sërish do të konkurrojë të bëhet prokurore speciale publike.(koha.mk)