Janeva ka dhënë urdhër të gjitha hetimet e PPS-së të transferohen në PP

2

Shkup, 4 shtator – Prokurorja Speciale, Katica Janeva, e cila është në paraburgim në burgun hetues në Shutkë si e dyshuar për rastin “Reket”, ka dhënë urdhra të gjitha hetimet dhe procedurat parahetimore të PPS-së në afat prej tre ditësh t’i dorëzohen Prokurorisë Publike, konfirmuan për MIA-n nga PPS.

Kjo do të thotë se dokumentacioni i plotë, së bashku me dëshmitë dhe autorizimet e prokurorëve, duhet të transferohen në PP.

Mandati i PPS-së skadon më 15 shtator. Statusi i ardhshëm i tij duhet të zgjidhet me ligjin e ri për PP i cili është në procedurë kuvendore, por për të cilin pushteti dhe opozita tani për tani nuk mund të harmonizohen.

Nga PPS paralajmëruan se së shpejti në mënyrë më detajuese do të informohen për urdhrin e Katica Janevës.

Comments are closed.