Shkup, 21 gusht – Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva padite e shoqëruar nga policia u largua nga PSP-ja ku ishte sjellë pasi ishte arrestuar në shtëpinë e saj në Kozle të Shkupit.
Pritet që të sillet në Gjykatën Themelore Shkup ku duhet që të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake i cili duhet që të vendosë për kërkesën e Prokurorisë Publike për përcaktimin e masës të arrestit.
Prokuroria Publike kërkon paraburgim për Janevën për shkak të dyshimit të bazuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve për shkak të marrjes së dobisë personale.
Policia pasdite me urdhër të PP-së e ka arrestuar Katica Janevën në shtëpinë e saj në Kozle të Shkupit. Ajo e shoqëruar nga policia u soll në PSP.
Prokurorja Vilma Ruskoska konfirmoi se policia me urdhër ka hyrë në PSP që të marrë kompjuterin e Janevës.
Katica Janeva, e cila përmendet tek video-materialet e publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, dje u mor në pyetje në Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar për rastin “Reket”.