Janeva duhet të kryejë inspektim në dëshmitë për rastin “Zhvatja”

Shkup, 26 shtator – Ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila është e dyshuar për rastin “Zhvatja” sot duhet të inspektojë në dëshmitë në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar.

Këtë e paralajmëroi avokatja e saj, Irena Fërçkoska të martën kur së bashku me Janevën ishin në prokurori që të njoftohen se ka përfunduar procedura hetimore,pas çka Janeva është kthyer në burgun “Shkup” ku e vuan masën e paraburgimit për këtë rast.

Inspektim në dëshmitë dje ka kryer Bojan Jovanovski, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Zhvatja”.

Rastin “Zhvatja”, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e hapi në korrik të këtij viti, kudër Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiçaec, që më pas hetimi të përhapet edhe kundër Katica Janevës. Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun “Shkup” në Shutkë, ndërsa Zoran Mileski-Kiçaec me vendim të gjykatës prej të martën është dërguar në arrest shtëpiak. (koha.mk)