Shkup, 10 tetor – Ish-kryeprokurorja special , Katica Janeva do të mbahet për kurim mjekësor në Klinikën “Zhan Mitrev”, mëson Telma, përcjellë KOHA.
Me kërkesë të saj , ajo mëngjesin e së enjtes nga burgu hetues i Shutkës u dërgua për ekzaminime në spital privat, ku sipas burimeve të televizionit Telma nga hetimi ajo do të mbahet në spital për trajtim të më tejmë.
“Ka tension të lartë dhe ankth të përgjithshëm, shëndeti i saj nuk është e mirë dhe stabile”, ka deklaruar avokatia e saj, Irena Frçkovska, para se Janeva të dërgohej në spital.
Ndryshe, Janeva më parë merrte trajtimin e duhur në klinikën e burgut, ndërsa ky është ekzaminimi i parë i saj jashtë ambulantes së burgut. Ndërkaq, kohë më parë, mbrojtja e Janevës kishte kërkuar që paraburgimi i saj të zëvendësohej me arrest shtëpiak, por gjykata e refuzoi këtë kërkesë. (koha.mk)