Shkup, 9 gusht – Prokurorja publike speciale në largim, Katica Janeva, ka dalë me deklaratë zyrtare pas publikimit të incizimeve të djeshme dhe të sotme për aferën “Zhvatja”. Në incizimet e sotme dëgjohet edhe zëri i saj kur Orce Kamçevit i thotë “Mos u brengos, do të jetë çdo gjë në rregull”, transmeton Koha.
“Kam dëgjuar incizimin e publikuar nëpër portale në lidhje me rastin “Zhvatja”. Jam e irrituar se si procedurat e mia si Prokurore publike speciale sillen në çfarëdo korrelacioni me rastin “Zhvatja”. Si Prokuror special publik detyra ime është të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit si dhe me personat të tjerë në lidhje me procedurat penale në këtë Prokurori publike dhe nga të gjitha ato të tentoj të nxjerrë sa më shumë informacione për të përmirësuar pozicionin në kontekst të të dyshuarve për secilin hetim/lëndë veç e veç. Kam folur për rritjen e nivelit të bashkëpunimit me të dyshuarit, zbulimin e njohurive të reja në favor të hetimit, më saktësisht për përmirësimin e pozitave tona si prokurorë publikë, por në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk kam keqpërdorur funksionin tim dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin. Prokurori është çdoherë prokuror, madje edhe kur flet me të dyshuarit përmes telefonit, ndërsa për një deklaratë të këtillë në atë moment ka patur arsye.
Pasi të prezantohen dhjetëra hetime të përgatitura për procesuim të shpejt, nga ana e PSP shumë gjëra do të jenë të qarta për opinionin. Në ato hetime janë të dyshuar dhe shpresoj se do të akuzohen shimë ish funksionarë dhe funksionarë të tanishëm në pushtet dhe persona të rëndësishëm nëpër parti, dhe është e qartë se pse dikush me të gjitha forcat dhe me kurthe të papara mediale tenton të cenojë kredibilitetin tim djhe të PSP-së, si dhe të prokurorëve tjerë, ndërsa me të tenton të shkatërrojë lëndët penale në prokurori. Shpresoj që ajo mos të ndodhë.
Pres që deputetët në seancën e Kuvendit të RMV, sa më shpejt që është e mudur të miratojnë Ligjin për PP të RMV.
Pasi të kthehen të gjithë prokurorët e PP nga pushimi vjetor, para miratimit të ligjit për PP, do të ketë llogaridhënie të tërësishme për punën e deritanishme në lidhje me hetimet dhe parahetimet të cilat janë në PSP. Ky është obligimi dhe detyra ime që do ta prezantoj para opinionit dhe para institucioneve kompetente, me çka do të mënjanohen të gjitha presionet eventuale që mund t’i kenë prokurorët në PSP, të cilët edhe deri tani i kanë punuar të gjitha lëndët penale, kuptohet në koordinim të përbashkët me mua. Pastaj pres që këto lëndë që janë në PSP, të vazhdojnë të punohen nga ana prokurorisë kompetente, me çka do të vazhdohet lufta kundër korrupsionit dhe lufta për sundim të ligjit”, thuhet në deklaratën e Prokurores speciale, Katica Janeva. (koha.mk)