Shkup, 3 nëntor – Katica Janeva u paraqit në seancën e parë gjyqësore për rastin “Zhvatja”. Ajo u morr në gjykatë nga banesa e djalit të saj ku gjendet në arrest shtëpiak që nga java e kaluar, transmeton gazeta Koha.
Në gjykatë u paraqit edhe Zoran Milevski Kiçeec, i cili është i dyshuari i tretë për rastin “Zhvatja”. I dyshuari i parë Bojan Jovanovski Boki 13 duhet të sillet nga burgu i Shutkës, ku është i arrestuar.
Procesi gjyqësor për rastin “Zhvatja” ka ngjallur interesim tepër të madh në opinion dhe media. (koha.mk)