Janev: Shpresoj se në kohë sa më të shkurtë Bullgaria do të ketë qeveri funksionale

25

Sofje, 21 korrik – Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janev, pas përfundimit të mbledhjes konstituive të parlamentit të ri, deklaroi se shpreson që në një kohë sa më të shkurtë do të formohet qeveria funksionale.

Siç lajmëroi korrespondenti I MIA-s nga Sofja, sipas Janevit nevoja e paralajmëruar për reformë në jurisprudence është diçka që të gjithë bullgarët e presin për momentin.

“Në shumë nga deklaratat u dëgjuan prioritetet, vizionet të cilat përputhen me ato që I filloi qeveria e përkohshme, sin ë raport me shpenzimin e mjeteve publike, mbrojtjen shëndetësore, ashtu edhe në arsim, biznes dhe mbështetjen e tij”, tha Janev.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që disa ministra nga qeveria e përkohshme të jenë pjesë e qeverisë së re bullgare.