Sofje, 7 qershor – Mjedisi i korruptuar në Bullgari jo vetëm që e prish autoritetin ndërkombëtar, por e minon edhe sistemin politik, tehmelet e demokracisë, duke e bërë jofunksionale dhe joefikase. Këtë e theksoi kryeministri teknik bullgar Stefan Janevi në takimin e Këshillit të Sigurisë.
Nuk mund të kemi sistem të qëndrueshëm politik, ekonomi prosperuese apo sistem social funksional pa i zgjidhur problemet bazë me korrupsionin, shtoi Janevi.
Ai theksoi se për këtë qëllim nevojitet të konsolidohen përpjekjet kombëtare për çrrënjosjen e tij dhe shtoi se kjo nuk mund të ndodhë pa ndryshim serioz në punën e prokurorisë, gjyqësisë dhe të gjitha agjencive bullgare për zbatimin e ligjit, që sipas kryeministrit thirren ta imponojnë ligjin, por për të cilin është vështirë të thuhet sot se po përballen me funksionet dhe detyrat e tyre kryesore, si dhe me pritjet e shoqërisë bullgare për drejtësi.
Ministria e Financave të SHBA-së vendosi sanksione kundër disa bullgarëve dhe 64 kompanive, sepse Janevi komentoi se ky është një sinjal serioz se korrupsioni në Bullgari ka rrënjë të thella në sistemin politik dhe ekonomik të vendit dhe se problemet dhe pasojat në këtë pikëpamje tashmë janë jashtë kufijve.
Përveç kësaj, strukturat në sistemin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare, të cilat sipas ligjit duhet të punojnë në pajtim me parimet e neutralitetit politik, vepron në kuptim të njëanshëm, politik, me pasoja përkatëse në këtë pikëpamje, tha kryeministri.
Temë e takimit ishte “Rreziqet dhe kërcënimet vazhdueshme për sistemin për mbrojtje të sigurisë kombëtare.