Kërçovë, 4 mars – Janë gjetur dy personat, të cilët më 8 shkurt, në mes të ditës grabitën një grua të moshuar në shtëpinë e saj në Kërçovë.
“Personat, që e grabitën 72-vjeçaren R.S. nga Kërçova, kur hynë me forcë në shtëpinë e saj, e sulmuan fizikisht dhe i morën vathët dhe zinxhirë të arit, janë kapur. Bëhet fjalë për personat E.A. (25) nga Kërçova dhe M.D. nga Shkupi. SPB Kërçovë ka ngritur padi penale kundër dy personave”, informoi Stefan Dimoski nga SPB Ohër.