Gostivar, 9 tetor – Në tre aksionet e fundit të policisë për menaxhim me shitjen ilegale të narkotikëve në rajonin e Pollogut, dje dhe sot në mëngjes nga liria janë privuar katër persona, ndërsa është konfiskuar sasi e caktuar e kokainës. Policia në rrugën “Zllate Damjanovski” në Gostivar, mbrëmë rreth orës 22, i kishte privuar nga liria A.M. (37) Shkup dhe A.J. (46) tek të cilët është gjetur dhe është marrë si dëshmi një qese me kokainë. Mëngjesin e sotëm rreth orës 1 në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, janë privuar nga liria J.S. (48) dhe 34-vjeçarja V.T, të dy nga Tetova. Para arrestimit të tyre, V.T. kishte hedhur qesen me kokainë të cilën e posedonte.
Dje rreth orës 16 e 40 minuta, në një tokë të mbjellë me misër në atarin e fshatit tetovar Sllatinë, në vendin “Bore”, në pronësi të 51-vjeçarit B.H. nga ky fshat, janë gjetur 30 deri në 50 rrënjë, sipas të gjitha gjasave mariuhanë, me madhësi të ndryshme prej 30 centimetrave deri në dy metra. Rrënjët e gjetura janë shkulur dhe janë marrë si dëshmi. Fundjavën që kaloi për shkak të dyshimit se kishin shfrytëzuar dhe kishin marrë pjesë në tregti ilegale me narkotikë janë arrestuar njëzet persona, ndërsa vetëm në shtator gjithsej 120 persona. Policia konfiskoi sasi edhe më të mëdha të narkotikëve, ndërsa një nga konfiskimet më të mëdha ishte në aksionin në “Shtrazë” kur ishin zbuluar 22 kilogramë mariuhanë. Më shpesh te kryesit zbulojnë kokainë dhe mariuhanë.