Nga një vagon të një treni që ka qarkulluar në relacionin Bogorodicë Tabanovc janë vjedhur 52 kompjuterë. Vjedhjen në SPB Kumanovë dje në ora 13:15 e kanë denoncuar nëpunës policorë nga stacioni i policisë Tabanovc – vendkalimi hekurudhor. Siç informoi MPB-ja, vjedhjen e kanë vërejtur transitues serbë – ndërmjetësues doganorë të cilët gjatë kontrollit kanë konstatuar se mungon plomba dhe se krahu na një kontejner ka qenë i hapur. Pas autorizimit të prokurorit publik, ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga SPB Kumanovë, me ç’rast u konstatua se sipas dokumentacionit, në kontejner duhej të ketë 42 kuti ose gjithsej 1.212 kompjuterë, ndërsa pas kontrollit të kryer në prani të nëpunësve doganorë, u konfirmua se mungojnë 52 kompjuterë pa monitorë, të tipit “HP”. Janë kryer biseda me persona që janë takuar në vendin e ngjarjes dhe tani për tani nuk dihet lokacioni i saktë ku është kryer kjo vjedhje e rëndë. po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.