Shkup, 12 korrik – Nga një shkollë fillore në Çair janë vjedhur disa laptop kompjuterë, mbushës dhe maus për kompjuterë me ç’rast është shkaktuar dëm material prej 576 mijë denarëve.
Vjedhja është paraqitur dje në stacionin policor të Bit Pazarit. Sipas buletinit policor, vjedhja ka ndodhur në një shkollë fillore në rrugën “Kosta Abrasheviq” në periudhën nga data 6 deri më 10 të këtij muaji.
Janë vjedhur 169 laptop të vegjël për nxënës me mbushës, 100 maus për kompjuterë, 45 tastiera dhe 30 copë shpërndarës për USB.
Vjedhja është kryer duke u futur nga njëra prej dritareve të shkollës dhe me përdorimin e forcës fizike janë hapur kabinetet prej ku janë marrë mjetet.
Merren masa për zbardhjen e rastit.