Shkup, 17 gusht – Nga një shtëpi në Krivogashtan të Prilepit janë vjedhur rreth 20 mijë euro. Vjedhja është kryer mbrëmë në periudhën prej orës 03 deri në orën 08 në shtëpinë e 60-të vjeçarit M.SH.
Plaçkitësi me përdorim të forcës ka hyrë në shtëpinë prej nga i ka marrë paratë.
Ekspertizë ka kryer ekipi i stacionit policor në Prilep. Ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.