Shkup, 15 janar – Natën mes të premtes dhe të shtunës persona të pa njohur kanë hyre në Kishën Shën Kirili dhe Metodi në Tetovë dhe i kanë marrë kutitë ku ka pasur para.
Siç informon MPB, më 12 dhe 13 janar nga ora 16 deri në orën 7 të mëngjesit në Tetovë në Kishën në fjalë që gjendet në rrugën Goce Delçev, persona të panjohur e kanë thyer derën e drurit dhe i kanë marrë kutitë e letrës në të cilat ka pasur para. Aty ka pasur rreth 12.000 denarë.