Janë vaksinuar 32.653 fëmijë, numri i të sëmurëve nga fruthi është ulur për 30%

Shkup, 12 korrik – Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri në 14 vjet me vaksinën MRP, nga fillimi i epidemisë me fruth në të gjithë shtetin është  32.653.

Prej tyre,  16.082 fëmijë janë vaksinuar në territorin e Qytetit të Shkupit, derisa megjithatë, 16.571 fëmijë janë vaksinuar në pjesën tjetër të shtetit.

Gjatë javës së kaluar (nga 6 korriku e deri në 12 korrik) janë paraqitur 11 raste të dyshimta. Prej tyre, 10 raste janë klasifikuar si fruth, që tregon ulje prej 30 për qind, krahasuar me javën e kaluar. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura, shtatë janë nga Shkupi, ndërsa tre të tjerët nga Kumanova. Sipas statusit të vaksinimit, janë vaksinuar në mënyrë jo të plotë apo me status të panjohur të vaksinimit. Këtë javë nuk janë regjistruar raste të reja të fruthit te punonjësit shëndetësor, theksojnë nga Ministria.

Në të gjithë shtetin mbesin edhe 10.203  fëmijë të pavaksinuar të moshës deri në 14 vjet. Nevojitet që të përforcohet zbatimi i vaksinimit, veçanërisht te fëmijët parashkollorë jashtë Shkupit, ku nga gjithsej 19.494  të pavaksinuar, deri më tani janë vaksinuar 11.130 fëmijë, shtohet në kumtesë.

Në raportin e Komisionit Evropian thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë hapa për kontrollin e gjendjes me epideminë, përmes vaksinimit të drejtpërdrejtë në shkolla dhe kopshte të fëmijëve dhe me fillimin e fushatës së madhe për vaksinim. Vaksinimi është masë e vetme për mbrojtje nga fruthi. Të gjithë fëmijët që nuk janë vaksinuar, që të mbrohen nga sëmundja, duhet menjëherë të vaksinohen, qëndron në kumtesë.(koha.mk)