Shkup, 7 shkurt – Një person i panjohur i ka thyer xhamat e zyrës në Qendrën për Kadastër të Patundshmërive në Shkup, në rrugën “Drezden”. Brenda janë hedhur dy shishe plastike me lëng të panjohur.
Siç kumtoi MPB-ja, rasti është paraqitur në polici në mëngjes në orën 7:15.
Nëpunës policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e tërësishëm të rastit.