Koçan, 30 korrik – Herët në mëngjes plotësisht janë shuar zjarret që dje shpërthyen në disa lokacione në pjesën kodrinore-malore mbi Koçan, me çka është mënjanuar rreziku që zjarri të kaplojë shtëpi dhe objekte të tjera në afërsi.
Janë tërhequr pjesëtarët e shërbimeve dhe qytetarët të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa është anuluar edhe intervenimi i dakorduar i helikopterëve të ARM-së.
Pas mbikëqyrjes të cilën e bënë shërbimet e vetëqeverisjes lokale në Koçan në teren, është konstatuar se në tërësi janë djegur pyje në hapësirë prej mbi 150 hektarë.
Si parandalim nga paraqitja e sërishme e zjarreve, në disa lokacione rreth Koçanit sot do të ketë ekipe kujdestare dhe cisterna të ndërmarrjes komunale, të cilat do të intervenojnë nëse ka nevojë.