Shkup, 30 tetor – Policia gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin ka shqiptuar 928 sanksione për mosmbajtje të maskës.
“Gjatë 24 orëve të kaluara (29 / 30.10.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale për fytyrë, janë regjistruar 928 kundërvajtje”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB, u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, në mënyrë që të ballafaqohen me Kovid-19.