Janë shqiptuar 915 gjoba për mos mbajtje të maskës

15

Gjithsej 915 kundërvajtje janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, në lidhje me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale për fytyrë.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, në mënyrë që të ballafaqohen me Kovid-19.