Shkup, 5 dhjetor – Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme shqiptoi 540 sanksione për mosmbajtje të maskës.
“Gjatë 24 orëve të kaluara (04/05.12.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sa i përket masës për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 540 kundërvajtje”, njoftojnë nga MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.