Janë shqiptuar 538 sanksione për mosmbajtje të maskës

22

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sa i përket masës për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 538 sanksione, njoftoi sot MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.