Në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore janë sanksionuar 42 drejtues të automjeteve gjatë një kontrolli të intensifikuar aksionar për sanksionimin e drejtuesve të automjeteve të cilët nuk i lejojnë këmbësorët në vendkalimin për këmbësorë, përkatësisht nuk i respektojnë obligimet e tyre si shoferë.
Nga MPB njoftojnë se vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara aksionare dhe apelojnë drejtuesit e automjeteve që ta lejojnë kalimin e këmbësorëve, përkatësisht t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.
“Gjithashtu apelojmë që këmbësorët t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor do të sanksionohet. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, theksojnë nga MPB.