Janë shqiptuar 4 dënime për djegien e mbeturinave

Shkup, 10 janar – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i shpalli masat urgjente dhe rekomandimet për uljen e ndotjes së ajrit, ndërkaq masa kryesore është rikthimi i  transportit publik pa pagesë në autobusët e NTP-Shkup dhe transportuesit privatë, dhe paralajmëroi edhe kontroll të përforcuar mbi subjektet që kanë B leje të integruara ekologjike.

Kompetencë e Qytetit të Shkupit është të kryen kontrolle se çka digjet dhe të sanksionojë personat fizik dhe juridik në qoftë se djegin lëndë që nuk janë të lejuara  dhe mbeturina. Gjatë muajit të kaluar ekipet e Qytetit kanë dal në terren dhe gjatë kontrolleve kanë shqiptuar 4 dënime për djegie të mbeturinave, 2 prej të cilave për persona fizikë dhe 2 për  persona juridik.

Në kuadër të masës për zjarre në mjedis të hapur (193), Qyteti i Shkupit vepron edhe në mënyrë parandaluese duke reaguar me lëshimin e vërejtjeve për ndezje në mjedis të hapur. Inspektorët e Qytetit të Shkupit janë aktualisht në terren dhe po kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme dhe të shpeshta, ndërsa raporti i fundit thotë se tani për tani nuk ka të gjobitur, sepse nuk është konstatuar mos respektim të kushteve të përcaktuara.

Rikujtojmë që shërbimet e inspektimit të Qytetit të Shkupit gjatë vitit 2016 kanë kryer nga 2 kontrolle në të gjitha 29 instalimet e regjistruara në Shkup, përkatësisht në gjithsej 58 kontrolle në muajt nëntor dhe dhjetor dhe pas kontrolleve janë konstatuar parregullsi në një firmë të cilës i është shqiptuar dënim.

Gjatë vitit 2017 në të njëjtën periudhë (nëntor-dhjetor), shërbimet kompetente të inspektimit të Qytetit të Shkupit kryen gjithashtu 2 kontrolle në të gjitha 31 instalimet në Shkup, gjegjësisht 62 kontrolle dhe konstatuan se të gjitha firmat i plotësojnë kushtet e përcaktuara ligjore.

Gjatë vitit 2017, Qyteti i Shkupit ka miratuar 500 elaborate dhe ka kryer 94 kontrolle për periudhën nëntor-dhjetor, respektivisht janë kryer kontrolle në të gjitha firmat që kanë emetime në ajër gjatë procesit të prodhimit dhe nuk janë regjistruar parregullsi në punën e tyre.