Prishtinë, 22 janar – Të gjithë minatorët të cilët sot mbetën të ngujuar në minierën e Kosovës “Trepça”, sot pasdite janë nxjerrë nga gropa.
Udhëheqësia e minierës kumtoi se të gjithë minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Rreth 100 minatorë sot mbetën të ngujuar në thellësi prej 700 metrave në minierën “Trepça”, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike deri te e cila kishte ardhur për shkak të një zjarri të trafostacionit në kuadër të kompleksit të minierave.