Shkup, 25 shtator – Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e shtetit, lidhur me masën për mosmbajtjen e maskës, janë regjistruar 647 kundërvajtje, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Mbi këtë bazë, që nga fillimi i javës, janë vendosur më shumë se 2.500 gjoba, ose rreth një gjobë për 1000 banorë.
Nga MPB-ja apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria, me qëllim të përballjes me Kovid-19.
Gjoba për mosmbajtjen e maskës për personat fizikë është 20 euro në kundërvlerë te denarit.