Shkup, 13 korrik – Gjithsej 55 shoferë në Shkup e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe janë ndërmarrë masa kundër tyre. Janë zbuluar 22 kundërvajtje tjera për të cilat janë lëshuar nëntë urdhërpagesa kundërvajtëse dhe 13 urdhërpagesa mandatore.
Këtë e kanë treguar rezultatte nga kontrolli i përforcuar aksional i Sektorit për siguri në qarkullimin rrugor pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup, të zbatuara ditën e kaluar, nga ora 6 deri në orën 24.
Siç kumtoi sot MPB, kontrolli aksional është për zbulimin e shoferëve që drejtojnë automjete motorike me shpejtësi më të madhe se ajo e caktuar me ligj në vendbanbim në rajonin e Qytetit të Shkupit. (koha.mk)