Shkup, 4 korrik – Gjatë 24 orëve të kaluara, policia ka regjistruar 478 shkelje në territorin e vendit për masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë për mbrojtje nga koronavirusi.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u përballur me KOVID-19.