Shkup, 17 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje, vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit, janë shqiptuar gjithsej 229 masa, mes të cilave 44 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 17 sanksione për vozitje pa patent shofer dhe 12 për shfrytëzim të telefonit celular.
“Janë shqiptuar pesë sanksione për kalim në dritë të kuqe, gjashtë masa për vozitës fillestar, shtatë sanksione për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë dhe 53 sanksione për parkim jo të rregullt”, thonë nga MPB.
Nga atje potencojnë se kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“U bëjmë thirrje qytetarëve t’I respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në rrugë”, potencojnë nga MPB.