Shkup, 14 prill – Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme regjistroi 152 shkelje në komunikacionin e territorit të qytetit të Shkupit.
Siç informojnë nga ministria nga numri i përgjithshëm i shkeljeve, 49 ishin për ngasje më shumë se kufiri i lejuar i shpejtësisë, nëntë sanksione për ngasje pa patentë shoferi, katër për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar.
“Janë shqiptuar tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular, katër për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), pesë për mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe 36 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozita e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, qëndron në kumtesë.