Gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 49, shtatë sanksione për vozitje pa patentë shoferi dhe dhjetë për vetura teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Janë shqiptuar 18 sanksione për qëndrim të parregullt të automjeteve, pesë për përdorim të celularit, tre për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe tetë sanksione për vetura të parkuara në mënyrë të parregullt”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Nga MPB-ja informojnë se vazhdojnë me kontrollet e përforcuara kontrolluese dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion me qëllim të sigurisë më të madhe në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.