Shkup, 7 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme pas riparimit nëntë muajsh i ndërmori në gjendje funksionale të tërësishme dy fluturaket M-171 pronësi e policisë së Maqedonisë, tha sot ministri Oliver Spasovski gjatë vizitës në bazën e aeroportit “Brest” në Shkup.
Helikopterët ishin riparuar nga ana e kompanisë shtetërore aksionare ruse “Helikopterët e Rusisë”, i cili i bashkon të gjitha qendrat servisuese në Rusi, të autorizuara për riparim të përgjithshëm të këtij lloji të helikopterëve, ndërsa në pajtim me udhëzimet dhe autorizimet e prodhuesit.
Pranim-dorëzimi i helikopterëve me të gjitha protokollet për pranim dhe ndërmarrje pas riparimit të kryer, është realizuar në fund të muajit të kaluar, në qendrën servisuese “Moma Stanojloviq”-Beograd, nga ana e Komisionit të MPB-së, të përbërë nga persona profesional adekuat.
“Riparimi i ardhshëm i përgjithshëm është pas 2000 orëve të kaluara në fluturim ose pas tetë viteve të kaluara kalendarike. Paraprakisht, në suaza të aktiviteteve gjithëpërfshirëse për sigurim material dhe pajisje të pjesëtarëve të policisë, furnizuam edhe uniforma të reja dhe pjesë të pajisjes për pjesëtarët e njësisë së helikopterëve, diçka që nuk ishte bërë shumë më parë”, deklaroi Spasovski.
Bëhet fjalë për xhaketa fluturuese, xhaketa dimri, kombinezonë fluturues dhe bluza. Këto aktivitete janë në lidhje me planet e deklaruara precize të Ministrisë së Punëve të Brendshme për përmirësimin e kushteve për punë të të gjithë nëpunësve policor, aktivitete të cilat vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.