Shkup, 16 shtator – Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 578 kundërvajtje.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) edhe sot ka apeluar deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.