Shkup, 24 janar – Gjatë javës së kaluar (prej 14 janar e deri më 20 janar) janë regjistruar 535 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 90,4 për qind krahasuar me javën para asaj kur ishin regjistruar 281 të sëmurë nga gripi, theksohet në raportin, që sot në faqen e tij të internetit e publikoi Instituti për Shëndet Publik, informon Koha.
Aktivitetin e virusit të gripit, siç theksohet, është nën nivel sezonal, gjegjësisht ende nuk ka arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit.
Numër më i madh i të sëmurëve (416) janë paraqitur në grupmoshën më të rritur prej 15-64 vjet, ndërsa incidencë më të lartë prej 31 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët të moshës deri në katër vjet. Numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në rajonin e Njësisë rajonale Gostivar (183) ku është regjistruar edhe incidencë më e madhe 152,8 në 100.000 banorë. Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 2.230.
Javën e kaluar në laboratorin virologjik të ISHP kanë mbërritur 25 materiale për testim të gripit, prej të cilëve shtatë (28 për qind) pozitiv për praninë e virusit të gripit – pesë Influenza A(H1N1)pdm09, një Influenza A(H3) dhe një Influenza A jo e subtipizuar.
Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se nga dhjetori kur u shpall epidemia e fruthit në Shkup, deri më tani janë regjistruar 75 të sëmurë.
Vaksinë MRP, siç theksohet, kanë pranuar 3.913 persona. Momentalisht në klinikën për sëmundje infektive janë 21 pacientë me fruth. Në mjekim shtëpiak janë tre pacientë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. (Koha.mk)