Shkup, 18 shtator – Për mosmbajtjen e mbrojtjes personale për fytyrë janë regjistruar 533 kundërvajtje gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.