Shkup, 29 qershor – Gjatë 24 orëve të kaluara, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 475 shkelje në lidhje me masën për mos mbrojtje personale.
Ministria e Punëve të Brendshme u bëri apel sot qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.