Shkup, 21 mars – Gjatë javës së kaluar (11-17 mars) janë regjistruar shtatë raste të vdekjes nga komplikimet e gripit, dy nga të cilët me datë të vdekjes në dy javët paraprake. Bëhet fjalë për tre persona nga Shkupi, dy nga Kërçova dhe nga një person nga Resnja dhe Vallandova. Mosha e viktimave lëviz prej 37-82 vjeç. Tek pesë persona është konfirmuar sëmundje paraprake kronike, gjegjësisht ekzistimi i ko-morbiditet. Tek 43 për qind e viktimave është konfirmuar A(H1pdm) virusi i gripit, theksohet në raportin që pasdite e publikoi Instituti për shëndet publik.
Gjatë javës së kaluar në shtet janë paraqitur 1.573 të sëmurë me grip, që është për 35,2 për qind ulje në krahasim me javën para saj kur u regjistruan 2.429 të sëmurë.
Numri i personave të paraqitur këtë javë është më i madh për 20,6 për qind në krahasim me javën e 11-të të sezonit të kaluar.
Këtë javë, në laboratorin për viruse të ISHP lanë arritur 84 materiale për testim të gripit, nga të cilat 39 (46,4 për qind) pozitive për praninë e virusit të gripit – 31 influenza A(N1) pdm, dy influenza A(N3) dhe gjashtë influenza A.
Si edhe gjatë javëve paraprake nga fillimi i sezonit, ashtu edhe në javën e 11-të, numri më i madh i të sëmurëve (1.003) janë paraqitur në grupmoshën prej 15-64 vjet, ndërsa influenza më e lartë prej 130,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët e moshës deri në katër vjeçare.
Këtë javë janë paraqitur persona të sëmurë nga 27 njësi raportuese. Numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për shëndet publik Shkup (370), ndërsa influenza më e lartë është regjistruar në rajonin e Njësitit rajonal Kavadar.
Ulja e përqindjes së rezultateve pozitive të marra nga mbikëqyrja virusologjike nën 50 për qind, gjithashtu tregon në uljen e aktivitetit të virusit të gripit.
Në sezonin e vitit 2018/2019 numri i të sëmurëve nga gripi arrin 19.204. Gjatë sezonit 2018/2019, janë regjistruar gjithsej 22 raste të vdekjes të asocuara me grip, në moshën prej pesë deri në 86 vjeç. Numri më i madh i personave të vdekur janë banorë të rajonit të QSHP Shkup (12), tre persona janë nga Ohri, dy nga Kërçova dhe nga një rast i vdekjes është paraqitur në Kavadar, Delçevë, Tetovë, Resnje dhe Vallandovë. tek 17 persona është konfirmuar ekzistimi i komorbiditetit.
Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, janë vaksinuar 19.992 persona me vaksina falas kundër gripit sezonal (persona më të moshuar se 65 vjeç me pension mesatare, nën mesatare ose pa të ardhura), gjegjësisht 71,4 për qind nga numri i përgjithshëm i vaksinave të furnizuara.