Shkup, 23 shkurt – Parlamenti nuk i solli ndryshimet për Rregulloren për punë dhe Kodin etik sipas afateve të parashikuara 3-6-9 + planin e Qeverisë, deri në fund të janarit të këtij viti.
Proces ka dhe e udhëheqin ekspertët nga Projekti i BE-së “Mbështetje e Parlamentit për implementimin e reformave”. Është përpunuar edhe versioni i dytë për ndryshime urgjente të Rregullores dhe Kodit etik në të cilin nuk ka parashtruar ankesa, sipas burimeve parlamentare, vetëm VMRO-DPMNE-ja. Me procesin jemi vonë, siç theksohet për shkak të ndodhive politike në vend, përkatësisht në Parlament posaçërisht pas arrestimit të deputetëve opozitarë të dyshuar për pjesëmarrje në dhunën në Parlament më 27 prill dhe parashtrimin e mbi 35.000 amendamente për ligjin e gjuhëve. Vonesa mund të ndikojë në vlerësimet për procesin e eurointegrimeve të vendit. Maqedonia raportin e ardhshëm për përparimin e vendit e pret më 17 prill të këtij viti.
Në planin 3-6-9 + të Qeverisë në pjesën që ka të bëjë me Parlamentin ka shtatë pika nga të cilat dy kanë të bëjnë me Rregulloren dhe Kodin, ndërsa në një nga pikat e planit theksohet se deputetët duhet në mënyrë aktive të bashkëpunojnë me BE ekspertët në Parlament dhe pjesëmarrjen e tyre në grupin punues për reforma në Parlament.
Grupi punues për reforma në Kuvend, konform planit, është formuar, por, siç informojnë për MIA-n, kjo është vetëm në letër sepse përfaqësuesit e partive parlamentare ende nuk kanë pasur takim të përbashkët zyrtarë. Takim kanë pasur vetëm nëunësit kuvendor të obliguara për procesin. Draft version të dytë të reformave urgjente të Rregullores ka, por vërejtje kanë dorëzuar vetëm LSDM, BDI dhe Besa, por jo edhe VMRO-DPMNE olpozitare. Për Kodin etik vërejtje kanë pasur vetëm nga LSDM-ja.
Drafti versioni i dytë për propozimin e ndryshimeve urgjente të Rregullores përmban ndryshime që kanë të bëjnë në seancën konstituive, formimin e grupeve të deputetëve, në pyetjet e deputetëve, për debatet mbikëqyrëse…..
Lidhur me seancën konstituive propozimi është që ajo të konvokohet ditën e 21-të pas zgjedhjeve, ta konvokojë dhe të kryesojë deputeti më i vjetër deri në zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, ndërsa të mund të zgjasë dhjetë ditë. Propozimi për formimin e grupit të deputetëve është që të mund të formohet vetëm një grup i deputetëve për partinë apo koalicionin, me të paktën pesë deputetë.
Grupet e deputetëve me qëndrim se janë të përkushtuar në reformat
Nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit pët MIA-n theksojnë se ata janë të përkushtuar në qëllimin që të bëhen ndryshime përkatëse për punë të Kuvendit dhe përgatitjen e Kodit etik, konform Planit 3-6-9 dhe afatet e përcaktuara në këtë Plan.
“Procesi i ndryshimeve të Rregullores po zhvillohet me ndërmjetësim të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët bashkëpunojnë me grupin deputetëve dhe me Sekretariatin në Kuvend. Grupi i deputetëve të LSDM-së dhe Koalicionit, në suaza të afateve të parapara, i dorëzoi vërejtjet që ishin formuluar nga ekspertët ndërkombëtarë, por njëkohësisht kjo varet edhe na nevoja që të sigurohet harmonizim midis grupeve më të mëdha të deputetëve”, theksojnë nga ky grup i deputetëve.
Shfaqin shpresë se të gjitha grupet e deputetëve në plan të parë do t’i vendosin prioritetet dhe proceset reformuese në vend dhe se nuk do të lejojnë për kalkulime politike të lëshohen afatet që janë të rëndësishme në drejtim të procesit eurointegrues.
Nga BDI, brifojnë se deri në dhjetor Kuvendi i ka plotësuar pothuajse të gjitha aktivitetet e parashikuara me planin përveç Rregullores dhe Kodit etik. Theksohet emërimi i prokurorit publik dhe ligjet e miratuara për gjykata, për verifikim të fakteve, informatorët, ndërsa në lexim të dytë janë ligjet për përcjellje të komunikimeve.
Deri te ato është dorëzuar draft versioni i dytë i Rregullores, ndërsa një përfaqësues i tyri ka pasur edhe takim me ekspertët. Por, thonë se pa VMRO-DPMNE-në në Kuvend nuk mund të miratohet Rregullorja. Atëherë do të jetë, thonë nga atje, njëjtë sikur kur ato i aprovuan ndryshimet në Rregullore.
Nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së thonë se janë përfshirë në procesin e ndryshimeve të Rregullores, por nuk ka informacion pse deri te ekspertët nuk kanë parashtruar vërejtje për draft versionin e dytë.
Projekti i BE-së “Mbështetje e Kuvendit për zbatimin e reformave”
Projektin, siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit, do ta mbështesë një grup për reforma me qëllim që të përmirësohet puna e përgjithshme e Kuvendit dhe do të fokusohet në Kodin etik dhe në Rregulloren për punë të Kuvendit. Krahas kësaj, projekti do të sigurojë një sërë trajnimesh për shërbimin kuvendor dhe për këshilltarët e partive politike në Kuvend. Projekti do të zgjat deri në shtator të vitit 2019.