Shkup, 3 shtator – Me ribalancin e Buxhetit janë projektuar rreth 1,9 miliardë euro për “GAMA”-n. Procedura e kontraktimit me “Makpetrol”-in zgjat ende, ndërsa zgjidhja pritet deri nga fundi i vitit, kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, Zaev theksoi se shteti do të bëhet njëqind për qind pronar i gjithë sistemit gazpërpçues.
“Bëjmë ribalanc të Buxhetit, ribalanci duhet t’i projektojë mjetet e këtilla. Ende zgjat procedura e kontraktimit me “GAMA”-n, gjegjësisht me “Makpetrol”-in. E di se janë tejkaluar gjërat, ajo me Prokurorinë është vendosur përfundimisht, juridikisht procedurat kanë përfunduar, bëhen vlerësimet finale me Entin për ekspertizë ligjore. Vlera e “GAMA”-s është qartë e vërtetuare dhe sa është investuar plus”.
Sipas tij, nuk mundet dikush të jetë edhe furnizues edhe distributor.
“Edhe njëherë të përmend, shteti do të bëhet qind për qind pronar i gjithë sistemit gazpërçues. “MER” dhe “GAMA” do t’i bashkojmë. Automatikisht i zgjidhim çështjet e mëdha që i kemi obligim konform Bashkësisë energjetike evropiane, por edhe sipas Ligjit për energjetikë nga viti 2018.